Qeveria mohon të ketë marrë vendim për të ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës thotë se nuk ka marrë asnjë vendim që do ua ndalonte hyrjen qytetarëve të Serbisë.

“Pas raportimeve të fundit dhe adresimit të shumë medieve me pyetje rreth deklaratave për ndalesën e hyrjes në Kosovë për qytetarët serb, njoftojmë opinionin se, Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk ka marrë një vendim të tillë”.

“Protokolli i vizitave të zyrtarëve nga shteti i Serbisë tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria.

Ishte dje këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ai i cili tha se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk e ndryshon sjelljen.

Të ngjashme