Qytetarët e Podujevës ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm në këto temperatura të larta

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka thënë se ka pranuar disa ankesa nga qytetarët e kësaj komune për mungesë të ujit të pijshëm.

Potera përmes një postimi në Facebook tha se gjendje është e papranueshme në këtë kohë me temperatura të larta.

“Ditëve të fundit kam marrë ankesa (kanë shprehur shqetësim te unë si ish zyrtar i Komunës), nga qytetarët e Komunës së Podujevës për mungesën e ujit të pijshëm, pikërisht në këtë kohë me temperatura të larta që është shumë i nevojshëm!Është e papranueshme kjo gjendje”, ka shkruar Potera.

Edhe një qytetare e Prizrenit i është ankuar sot kryetarit të komunës Mytaher Haskuka se nuk kanë ujë të pijshëm tash e një javë.

Ajo ka thënë se i ka shkruar kryetarit të Prizrenit si dhe ka telefonuar ujësjellësin por pa rezultat.

Të ngjashme