Qytetarët janë për masa anti-Covid, jo për mbyllje

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 16:12 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga e premtja në mbrëmje në Kosovë kanë hyrë masa të reja, të vendosura si preventivë ndaj pandemisë Covid-19,  por qytetarët siç duket nuk i kanë mirëpritur ato, raporton Ekonomia Online.

 Disa nga ta, të anketuar në Prishtinë  kanë thënë se masat e vendosura janë të paarsyeshme.

Qytetari nga Prishtina  ka thënë se është pro masave, por jo të këtij lloji. Ai është shprehur se nuk e ka kuptuar se si pas orës 19:00 paska virus kurse para jo.

“Duhet me ndërmarr diçka, por nuk po e di sa janë të mirëseardhura. Nëse Covidi nga ora shtatë deri në ora shtatë nuk e ekziston e pastaj vjen atëherë është në rregull, por ne nuk e dimë në cilën kohë vjen ai. Prej orës pesë deri në orën shtatë nuk paska Covid tani pas orës shtatë po vika. Më mirë është me u ruajt. Është e domosdoshme, masat duhet të këtë, por jo në këtë masë” është shprehur ai.

“Jo mor çfarë të drejta, ku të drejta. As nuk i qesin 130 euro, qe 11 muaj. Këta mendojnë hala me i mshel s’kanë faj këta, populli ka faj. Qysh sot duron populli, çka është tu duruar nuk e di çka mënojnë ma” është shprehur qytetari tjetër.

Ndërsa dy qytetaret tjera vendimin për vendosjen e këtyre masave e kanë konsideruar të drejtë.

“Po mendoj që masat e fundit të Qeverisë janë të drejta. Përderisa kjo ndikon në zvogëlimin e rasteve pse jo. Edhe mendoj se këto masa duhet me i zbatuar”

“Masat e fundit mendoj që janë të drejta, krejt bota ka marr edhe ne duhet. Me vet faktin që lejohen operatoret ekonomik të punojnë nga mëngjesi ky është një fakt që mendoj se Qeveria ka bërë shumë mirë, kurse për të tjerët prej shtatëve mendoj që është mjaftueshëm me mbyllë ditën me punë, obligime e të gjitha” ka thënë qytetarja.

Të ngjashme