Reçica: Qëllim kemi të ndërtojmë sistem social ku s’ka vend pabarazia e diskriminimi

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 13:17 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka mbajtur konferencën me temën “Iniciativa e dimensionit social për Ballkanin Perëndimor: Mospërjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”.

Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, theksoi se qëllimi i kësaj iniciative është fuqizimi i procesit të integrimit evropian.

“Organizimi i kësaj konference vije me qëllimin e fuqizimit të procesit të integrimit evropian. Qëllimi i kësaj iniciative është ta rrisë dialogun mes shoqërisë civile, kjo iniciativë do promovohet në kuadër re një sërë ngjarjesh publike”.

“Përmes fjalimit tim do t’i prezantoj sfidat me të cilat Kosova ballafaqohet në këtë aspekt. Kosova po ballafaqohet me një papunësi të lartë, me skema pensioanle të cilat kanë krijuar në bazë të kohës. Për gjitha këto kemi ndërmarrë hapa të shpejt të reformimit social”.

Reçica tha se procesi i decentralizimit të shërbimeve sociale ka hasur në shumë paqartësi dhe me projektligjin e ri në nivelin lokal është paraparë buxhet i ri.

Ai shtoi se qëllimi kanë të ndërtojnë sistem social ku nuk ka vend pabarazia e diskriminimi.

“Që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie MPMS-ja ka filluar hapa konkret të reformës së përgjithshme sociale dhe punësimit në vend. Në vitin e kaluar kemi hartuar ligjin e ri të Punës ku janë transponuar 15 direktiva të Bashkimit Evropian”.

“Procesi i decentralizimit të shërbimeve sociale ka hasur në shumë paqartësi dhe me projektligjin e ri në nivelin lokal është paraparë buxhet i ri. Qëllimi ynë është të ndërtojmë sistem social ku nuk ka vend pabarazia e diskriminimi. Vetëm të bashkuar me të gjitha nivelet ne mund të arrijmë te qëllimi që është etik për qytetarët tanë që është përmirësimi i mirëqenies së tyre”.

Knut Flenckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian tha se duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Por Fleckenstein, theksoi se Parlamenti Evropian është në anën e kosovarëve dhe se ata po i bëjnë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje.

“Kur menduam për këtë iniciativë të dimensionit social. Ishte e qartë pasi kur flasim për integrimin evropian flasim për vlerat, por ne disi e kemi shpërfillur dimensionin social të këtij procesi”. “Nëse niveli social nuk përmirësohet atëherë gjendja do të jetë e vështirë. Nëse presim politikanët do të jeni të humbur këto procese duhet të zhvillohen paralelisht me shoqërinë civile”.

“Në Kosovë kemi hedhur një hap më tej se sa në vendet tjera. E di që di ju duhet shumë durim për procesin e liberalizimit të vizave, por PE-ja për herë të dytë ka dhënë një votë për dhe ndihemi të turpëruar që Këshilli ka shtyr këtë çështje ne jemi në anën tuaj dhe ne po i bëjmë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje, sepse ju e meritoni këtë ditë dhe kjo ditë është afër”.

Elmir Bojadziq, Drejtor regjional për Evropën Juglindore, tha se kjo iniciativë është pikësynim global që të tërhiqet mbështetja evropiane për përmasimin e resurseve njerëzore, raporton EO.

“Përkundër këtyre kohërave të ndërlikuara dhe kundër barrës të politikës kundërshtuese ju keni treguar durimit të na bashkëngjitmi neve. Kjo iniciative është pikësynim global që të tërheqim mbështetjen evropiane për përmasimin e resurseve njerëzore”.

“Kjo bëhet përmes bashkimit të strukturave politike civile të gjithë së bashku. Të shkëmbejmë përvoja përmes shteteve”.

Të ngjashme