Reçica shpërndan dhurata për fëmijët e Handikos-it, u premton mbështetje

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 12:39 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka vizituar Shoqatën “Handikos”, ku ka shpërndarë dhurata për fëmijët e kësaj shoqate, raporton Ekonomia Online.

Ministri Reçica tha se do të vazhdojnë me përkushtimin dhe përkrahjen ndaj këtyre kategorive.

“Jemi këtu që bashkë me këta fëmijë, me prind e këtyre fëmijëve të tregojmë përkushtimin dhe përkujdesjen që e kemi ne si institucione ndaj këtyre kategorive. Ky angazhim i yni sot është vetëm një obligim i vetëm që ne kemi karshi këtyre fëmijëve që në këtë ditë të fundvitit ti gëzojmë duke i gëzuar dhe duke iu treguar atyre se do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë që mirëqenia e tyre të ngritët që këta të kenë një të ardhme më të mirë”, tha Reçica, raporton EO.

Sipas tij, me miratimin e ligjit në vitin 2019-të do të hapen shumë mundësi që do të sjell një situatë krejt tjetër për këto kategori.

“Unë mendoj që gjatë këtij viti bashkëpunimi që kemi pas me HANDIKOS ka dhënë rezultate në shumë fusha. Ne këtë vit e mbyllëm konsiderojë me sukses sa i përket përkushtimit tonë institucional e shtetëror karshi këtyre kategorive. Ne tashmë e kemi miratuar në qeveri koncept-dokumentin nga i cili do të burojë ligji gjithëpërfshirës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe unë mendojë kjo është një e mirë për të gjithë qytetarët, por në përgjithësi edhe për familjarët, prindërit. Mendoj që hartimi i ligjit që do ta kemi në procedurë vitin në ardhshëm do të na hap shumë mundësi që pas miratimit në fuqi të këtyre dispozitave të jemi në një situatë krejt tjetër sa i përket këtyre kategorive”, ka thënë ministri Reçica.

E, drejtori i “Hendikos-it”, Afrim Maliqi ka falënderuar ministrin Reçica për kontributin që ka dhënë për këtë kategori .

“Falënderojë ministrin Reçica për vizitën i cili është një nja ministrat më të merituar në qeverinë e Kosovës me vetë faktin që ka ndikuar jashtëzakonisht fuqishëm në fillimin e zbatimit të ligjit për statusin për të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. Një punë hala e madhe po sigurisht se do të jetë gjithçka gjithëpërfshirëse dhe sidomos në mbulimin e çështjeve sociale që personat e mitur dhe të rritur të konsiderohen si qytetarë të barabartë të vendit tonë”, tha Maliqi.

Të ngjashme