Reqica: Ligji aktual u bën padrejtësi pensionistëve dhe familjarëve të dëshmorëve

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Skender Reqica, ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ligji aktual për pensionistë dhe familjarë të dëshmorëve u ka pamundësuar të drejtën për pension kontributiv.

“Përgjatë këtyre dy viteve si ministër në MPMS, në zyrën time kam pritur shumë pensionistë, familjarë të dëshmorëve të cilëve ligji aktual iu ka pamundësuar të drejtën për dhe të familjarit të dëshmorit njëkohësisht”.

“Kjo e padrejtë ka rënduar shumë pensionistët jo vetëm në aspektin financiar por gjithashtu edhe në aspektin moral e meritor. Me reformën pensionale, pensionistët do të gëzojnë pensionin kontributiv për djersën e derdhur, por edhe pensionin e familjarit për gjakun e derdhur. Kjo do të realizohet me një shumë unike për të dy pensionet”.

“Me NISMA ‘n në Qeveri, ky diskriminim nuk do të zgjas më shumë se muajt e parë të qeverisjes, sepse ne jemi të përkushtuar në përfundimin e reformës pensionale të nisur gjatë këtij mandati”, ka shkruar Reqica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme