Rikthehen kolona në Merdare, Policia sugjeron pikëkalimet tjera

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 14:42 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se janë rikthyer kolonat në pikëkalimin kufitar në Merdare në fesat e fundvitit, kjo edhe për shkak të punimeve që janë duke u kryer atje.

PK sugjeron që të shfrytëzohen edhe pikëkalimet e tjera kufitare, për të mos shkaktuar pritje të gjata në kufi.

“Me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve. Andaj, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, informojmë të gjithë qytetarët/bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitar”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës thotë se vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme