Rreth 100 mijë persona kërkojnë punë në Kosovë

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Sipas statistikave të publikuar nga ASK, në Kosovë janë të regjistruar afro 100 mijë punëkërkues.

Këto statistika janë nga qershori i vitit 2018. Në atë kohë ishin 96 mijë e 709 persona ishin të regjistruar për të kërkuar punë, transmeton Indeksonline.

Qyteti me më së shumti punëkërkues është Prizreni. Në këtë qytet, ishin të regjistruar 8 mijë e 726 persona.

Në bazë të gjinisë, ka më shumë meshkuj punëkërkues. Sipas ‘ASK’ 53 mijë e 350 persona kanë qenë të regjistruar në vitin 2018. Ndërsa 43 mijë e 359 kanë qenë femra.

Në dhjetor të 2017-ës, numri i punëkërkuesve ishte më i ulët. Në fund të atij viti ishin regjistruar 93 mijë e 866 persona që kërkonin punë.

Të ngjashme