Rritet numri i punëtorëve në kompaninë “Pastrimi”, shkak pandemia

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 07:30 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë pandemisë, kompania “Pastrimi” ka rritur kapacitete e saja, duke shtuar numrin e punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

 Në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësja e kësaj kompanie, Arbnore Ademi, tha se janë përballur me infektime të punëtorëve nga virusi Covid-19, duke shtuar se asnjë nga të prekurit nuk ka përfunduar me fatalitet.

“Sigurisht që në front gjithmonë kanë qenë ekipet e kompanisë “Pastrimi”, menjëherë pas mantelbardhëve. Punëtorët e kompanisë tonë, ekipet që gjenden në terren sigurisht që kemi pasur raste të evidentuar me Covid-19 dhe vazhdojmë të kemi ende, mirëpo që fatmirësisht deri më tani nuk kemi pasur ndonjë viktimë. Sigurisht që ne kemi respektuar masat dhe rekomandimet e institutit, dhe ata punëtorë të cilët janë infektuar sigurisht që kanë shkuar edhe në izolim, po ashtu edhe punëtorët që kanë qenë raste kontakti janë testuar menjëherë duke respektuar të gjitha vendimet, dhe me kalimin e Covidit ata janë kthyer në punë”, tha ajo.

Tutje, Ademi tregon për vështirësitë që janë përball punëtorët në terren të kësaj kompanie, duke theksuar se pavarësisht sfidave kanë arritur që të kryejnë përgjegjësitë e tyre në përpikëri.

“Për ekipet që kanë qenë në terren dhe që bëjnë largimin dhe grumbullimin e mbeturinave nga kontejnerët ka qenë shumë e vështirë, sesa ne që punën e kryejmë nga zyrat, për ata ka qenë më e vështirë dhe më të rrezikuar se mos do ta bartin edhe tek familjarët, dhe kjo i ka bërë të fortë punëtorët tonë që në asnjë moment nuk janë ndalur dhe kanë kryer punën. Gjatë kohës së pandemisë kompania jonë ka shtuar kapacitetet e veta, qoftë me ekipe të punëtorëve dhe me staf të punëtorëve, por edhe me kapacitete teknike vetëm që qytetarëve t’u ofrohet një shërbim dhe ambient më të mirë”, theksoi tutje ajo.

Mes tjerash, Ademi tha se punëtorët e kompanisë “Pastrimi” janë të përkushtuar në mbajtjen e një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e vendit.

“Gjithsesi që kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë, sikur për gjithë qytetarët e Kosovës, sigurisht edhe për stafin dhe ekipet e kompanisë “Pastrimi”, që me një fjalë janë duke u munduar që një vit që ta kryejnë punën e tyre me dinjitet sa më të pastër, në mënyrë që vendi ynë mos të përfshihet edhe me ndonjë një pandemi tjetër, apo ndonjë epidemi tjetër nga mbeturinat dhe kjo është ajo që punëtorët tonë po mundohen me gjithë vullnetin dhe kapacitetet e tyre vendin ta pastrojnë në mënyrën më të mirë dhe qyteti të jetë më i pastër”, tha Ademi për Ekonomia Online.

Të ngjashme