Rrokulliset vetura në oborrin e një shtëpie në Polluzhë të Drenasit, lëndohet një person

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Polluzhë të Drenasit. Në këtë aksident është lënduar një person, derisa vetura është rrokullisur në oborrin e një shtëpie.

lora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë, ka ndodhë një aksident trafiku, janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Të ngjashme