Sa stikera i vendosi Kosova në automjetet me targa të Serbisë

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa.

Kështu ka njoftuar MPB me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, më së shumti stikera janë administruar në Zveçan gjithësejt 932, Zubin Potok 669 dhe Graçanicë 652.

Në Bruksel është arritur marrëveshja për vendosjen e stikerave në automjete, të cilët, si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës.

Të ngjashme