Shala kontribuon në iniciativën “Vrapo Babadimër”, fton qytetarët t’i bashkohen iniciativës

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se ka kontribuar në minimaratonën “Bëhu Babadimër”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që ti bashkohen kësaj iniciative.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi u bëra pjesë e edicionit të 3-të të minimaratonës humanitare “Bëhu Babadimër”, që do të mbahet më 16.12.2018 në Prishtinë. Sado pak kontribuova që festat e fundvitit t’i festojmë të gjithë bashkë dhe të jemi human me ata që kanë nevojë. Shpresoj që festat e fundvitit të shërbejnë që të gjithë ne ta tregojmë vullnetin e mirë për t’iu dal në ndihmë të tjerëve dhe ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj iniciative. E.Sh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme