Shënohet Java Ndërkombëtare për personat e shurdhër

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 15:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Qeverisje të Mirë përkatësisht Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër kanë organizuar konferencën me moton “Me gjuhën e shenjave, unë jam i barabartë”, për të shënuar Ditën e Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër.

Përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit të Kosovës, Habit Hajredini, tha se institucionet e Kosovës kanë arritur që kjo kategori e qytetarëve të vendit t’iu plotësohen disa kushte dhe të hyjnë në funksion të drejtat e tyre.

“Në gjithë komunat e Kosovës kemi interpret të gjuhëve të shenjave, natyrisht falë punës së përbashkët me shoqatën dhe institucioneve. Momentin që një qytetar nuk dëgjon, kërkon një shërbim të tillë ai kontakton qendrën, ndërsa qendra lidhet me komunat për të futur këtë shërbim dhe në këtë aspekt funksionon”, u shpreh Hajredini.

Ai theksoi se buxheti për këtë shërbim është i Zyrës së kryeministrit dhe se tani procesi është më i lehtë në përgjithësi.

Ndërkohë, kryetari i Forumit të Aftësisë së kufizuar në Kosovë, Bujar Kadriu, u shpreh se çdo e arritur për personat e shurdhër duhet përshëndetur.

Kjo konferencë e organizuar nga Zyra e kryeministrit të Kosovës është një nga aktivitetet e organizuara në kuadër të javës ndërkombëtare të të shurdhërve.

Të ngjashme