Shërohet plotësisht 19-vjeçari nga Ferizaj, i diagnostikuar me leukemi akute

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ardit Gashi nga Ferizaj, 19- vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmonin me të holla për të trajtuar sëmundjen e tij jashtë vendit.

Gashit i dolën në ndihmë plot njerëz, në mesin e tyre edhe ish-deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri. Ai doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.

E, Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja.

“Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminderit shokë-shoqe”, ka shkruar ai në Instagram.

Vrapova e lash familjen shumë herë vetëm, pa gjum natë e ditë dhe në fund mirënjohja e popullit është më e mira!! Kur…

Gepostet von Labinot Tahiri am Mittwoch, 10. Juni 2020

Të ngjashme