Shkalla e përfshirjes në shkollim të fëmijëve nga komunitet romë, ashkali e egjiptianë nën 40%

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 09:54 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë kanë shkallën më të lartë të mospërfshirjes në shkollim në të gjitha nivelet.

Zëvendësministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Heset Sahiti, tha se sfidë për këtë ministri mbetet përfshirja në shkollimi fëmijëve romë, ashkali, egjiptianë si dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, shkalla e përfshirjes së këtyre komuniteteve mbetet ende nën 40%, raporton Ekonomia Online.

“Sfidë mbetet përfshirja e fëmijëve romë ashkali dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kosova ka shënuar norma më të larta të përfshirjes së këtyre kategorive në të gjitha nivelet universitare sidomos në nivelin parauniversitar. Shkalla e përfshirjes së tyre ende mbetet nën 40%. Në adresimin e nevojave të kësaj kategorie po vazhdojmë me mbështetje”.

Habit Hajredini Drejtor në Zyrën për Qeverisje të Mirë, tha se është lansuar fushata nacionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti për diskriminimin.

Ai tha se prioritet i Qeverisë është ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

“Kemi lansuar fushatën nacionale për mbrojtje nga diskriminimi, çështja e ngritjes së vetëdijes është prioritet i joni”.

“Janë bazuar masa lehtësuese për komunitete, nxënësit kanë përfituar nga masat afirmative në klasën e 10-të, mund të vijojnë shkollimin pavarësisht rezultateve që kanë nga shkollimi paraprak”.

Ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë, Fadil Nura, tha se respektimin të drejtave të grave, siç janë të drejtat pronësore dhe trashëgimia ndikon në integrimin e Kosovës në BE, raporton EO.

“Të drejtat pronësore, Trashëgimia e grave, Si të  drejta absolute të garantuara me kushtetutë, të drejtat pronësore kërkojnë që korniza ligjore t’i përcaktojë qartë këto. Që këto të drejta të mund të ushtrohen plotësisht në jetën e përditshme”.

“Gratë hasin në pengesa për të fituar të drejtat e tyre, për shkak të barrierave kulturore që pengojnë në trashëgiminë e grave. Barazia gjinore është shtyllë themelore për Qeverinë e Kosovës e poashtu edhe të drejtat e fëmijëve. Të drejtat pronësore të grave në praktikë do të ndikonin në sundimin e ligjit dhe do ndikonin në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme