Shoqata e Transportit Rrugor paralajmëron vendosjen e autobusëve para Qeverisë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 11:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës, ka paralajmëruar ashpërsim të masave nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, tha se do të protestojnë edhe me autobusë para Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kurtishaj tha se në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të vendoset edhe detaje tjera të vazhdimit të protestës.

“Sot kam thirrur Këshillin Drejtues për të marrë hapat  e ardhshëm sepse kërkesë është  të shkohet me masa më të ashpërsuara të protestës ku po bëjmë thirrje për të nisur të gjithë autobusët drejt  qeverisë për të senzibilzuar edhe më tutje që qeveria të ndërmarrë masat e duhura kur dihet që shpenzimet e amortizimit në këtë sektorë janë të mëdha. Sa autobusë dhe si do të organizohet protesta pas ditës së enjte do të merret vendimi në këshillin drejtues”, tha ai.

Shoqata e Transporteve Rrugorë ka pezulluar linjat e autobusëve në gjithë vendin , si shenjë proteste e mos subvencionimit  për kohën e mbylljes  gjatë pandemisë një vit më parë.

Kurtishaj ka thënë se i vije keq për qytetarët që s’mund të shfrytëzojnë autobusët për udhëtime, por protesta e tyre ka qenë e pashmangshme.

“Na vjen keq për qytetarët që kanë nevojë për shërbime transporti. Arsye e vetme është mos realizimi qeverisë për subvencionim për transportin rrugor. Asnjë operator në transportin e udhëtarëve nuk është duke funksionuar dhe kemi mbështetjen  e gjithë operatorëve dhe ai falënderoi anëtarët e shoqatës dhe sot po realizohet greva”, tha ai.

Kurtishaj tha se janë të gatshëm të ulën dhe të bisedojë më Qeverinë.

“Qeveria kurdo që është e gatshme për ndarjen e fondeve dhe për të mbështetur këtë sektor dhe të realizuar pagesat për këtë sektor jemi të gatshëm për tu ulur me qeverinë. Ne nuk jemi opozitë e qeverisë. Ne jemi të gatshëm për të folur me qeverinë por tashmë vendi i vetëm na ka mbetur protesta.

Lexo më shumë:

Të ngjashme