Shpërthimet në Turqi, nuk ka shqiptarë të lënduar

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 09:01 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas sulmeve terroriste që goditën Stambollin mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ministria e Jashtme sqaron se nuk ka shqiptarë të lënduar nga këto sulme. “Nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i dy sulmeve terroriste në zemër të Turqisë, në Stamboll. Shumica dërrmuese e viktimave janë policë, të cilët mendohet se edhe kanë qenë objektiv i sulmeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme