Skandali me përgjimet, KGJK-ja themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti të enjten mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.

Me këtë rast, KGJK-ja themeloi komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës nenit 19 “Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit”.

Skandali me përgjimet ka shpërthyer një javë më parë kur portali Shqip ka publikuar biseda që pretendohet se janë përgjime që kanë ndodhur vitin e kaluar mes disa krerëve të institucioneve të Kosovës dhe personave të ndryshëm, ku flitet për raste të ndryshme dhe ndikimin në to.

Të ngjashme