Sllovenia nuk komenton nëse Thaçi kërkoi të dërgohet në arrest shtëpiak në këtë vend

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë si i akuzuar për krime të luftës ka kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja nga arresti shtëpiak.

Kështu shkruan në një artikull të datës 10 korrik të gazetës sllovene “Necenzurirano”.

Në këtë artikull shkruan se mediumi posedon informacion se Thaçi si vend të tretë e ka përzgjedhur Slloveninë për t`u mbrojtur.

E për këtë rast Klankosova.tv ka pyetur në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë për të parë nëse qëndrojnë këto raportime të gazetës sllovene “Necenzurirano”.

Në një përgjigje të MPJ-së sllovene thuhet se nuk e komentojnë këtë rast.

“Ministria e Jashtme e Sllovenisë nuk i komenton këto pyetje”.

Po ashtu Klankosova.tv lidhur me rastin është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe nga Gjykata Speciale.

Por, akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga këto tri institucione.

Të ngjashme