Sot shi dhe borë, këto janë temperaturat

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 07:14 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu që pasdite në zonat kodrinore dhe malore do të shndërrohen në borë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1-5 gradë, kurse ajo më e larta e ditës deri në 11 gradë.

“Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme