Sot vranët dhe me shi

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sot pritet të ketë shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.

Kjo situatë e përkohshme meteorologjike nuk do të ndikoj në uljen rapide të temperaturave, meqë nga dita e enjte sërish do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme