Sot vranët – temperaturat deri 24 gradë

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, vetëm se parashihen më shumë vranësira.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. 

Të ngjashme