Specialja mohon takimin me presidentin e Serbisë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 18:25 | Nga

Dhomat e Specializuara të Kosovës mohojnë se kanë pasur takime mes të zyrtarëve të Speciales dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. Shqetësimin për këto takime e ngriti të shtunën ambasadori i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

“Asnjë zyrtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk është takuar me Presidentin e Serbisë, Vuçiq”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes.

Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës nuk kanë informacion se zyrtarë të Speciales janë takuar me udhëheqësit e Serbisë.

Të ngjashme