Spital i Gjakovës furnizohet me një CT

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj përmes një statusi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës!Ju faleminderit, Kolonel Rose!Ju faleminderit, Major Halbur!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme