Sulm fizik në Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:02 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Tutje në raport, thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime me ç ‘rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme