Suspendohet oficeri doganor, që u arrestua në rastin “Brezovica”

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës njofton se me të pranuar njoftimin zyrtar për arrestimin e një zyrtari doganor në rastin “Brezovica”, e ka suspenduar atë nga puna për dyshimin se ka kryet veprat penale.

“Procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet e tjera disiplinore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime joetike dhe joligjore në rangjet e veta”.

Dogana rikujton se ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave të tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe të kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.

Të ngjashme