Tahiri dhe shefi i ri i UNHCR-së zotohen për bashkëpunim rreth çështjes së refugjatëve

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar se sot është takuar me shefin e ri të Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc.

Ndër të tjerash, ai ka shkruar se gjatë takimit të dy janë zotuar për bashkëpunim rreth çështjeve të refugjatëve.

“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time Shefin e ri të Misionit të UNHCR në Kosovë z.Erol Arduc. I urova mirëseardhje dhe shpreha mirënjohjen për punën e Misionit të UNHCR në Kosovë për kontributin e çmueshëm rreth çështjeve të refugjatëve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e kthimit vullnetar të pakicave dhe të personave të zhvendosur brenda Kosovës.

Bashkë me z. Arduc, u zotuam se institucionet vendore kosovare dhe Misioni i UNHCR në Kosovë do të bashkëpunojnë edhe më shumë në të ardhmen në këto fusha me interes të veçantë për shtetin tonë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme