Takim i nivelit të lartë ndër-institucional për të adresuar dhunën në familje

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në koordinim me zëvendësministren Nita Shala, njëherit Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, zhvilluan takim me drejtues të lartë institucionesh relevante, për të diskutuar dhe bashkërenduar aktivitetet për adresimin e dhunës në familje.

Të pranishmit ndanë shqetësim të përbashkët për rritjen e rasteve të dhunës në familje duke iu referuar pasqyrës së vitit 2020, dhe tre mujorit të vitit 2021.

Ky fenomen e bënë të domosdoshëm thellimin e bashkëpunimit për përgjigje efikase.

Zotim të plotë pati për bashkrendim aktivitetesh kundër dhunës në familje, mbrojtje, sigurim, përkrahje, integrim dhe trajtim të duhur të viktimave.

Të ngjashme