Të drejtat e grave duhet të jenë prioritet i çdo qeverie

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 11:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, ka mbajtur debatin publik “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë debat publik u tha se të drejtat e grave duhet të vihen në prioritetet e secilës qeveri dhe institucion shtetëror. Po ashtu u konkludua se duhet angazhim mbarë shoqëror për të eliminuar diskriminimin në baza gjinore.

Drejtoresha e Forumit për Udhëheqje e Diplomaci, Njomza Emini tha se në qoftë se krijohen mundësi të barabarta atëherë është e mundur që të realizohet pjesëmarrja më e madhe e grave në qeveri.

“Qëllim i akademisë  është që t’i mbështesim gratë. Nëse krijohen mundësi të barabarta është e mundur  ë realizohet potenciali i plot dhe të ketë pjesëmarrje të plotë në qeverisje”

Koordinatore e për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson tha se të drejtat e grave duhet të jetë prioritet i secilës qeveri.

“Ne jemi duke lansuar një lëvizje të quajtur barazi. Ne kemi nevojë për një lëvizje të tillë. Në 1995 gratë nga e gjitha bota janë tubuar përfshirë edhe nga Kosova. Mbas 20 kam thënë që të kemi së paku 30% të grave në parlament dhe duhet të kemi më shumë gra në parlament. Të drejtat e grave duhet të jetë një nga prioritet kryesore nga secila qeveri. Nuk ka barazi dhe duhet ta pranojmë dhe natyrisht që ka përparim”

Ajo thotë që duhet të ketë një bashkëpunim ndërmjet grave dhe burrave.

“Në Kosovë nuk ka edhe kryetare femra në nivele komunale por duhet të ketë gra të përfshira edhe në sfera të tjera. Gratë janë ato që harxhojnë më së shumti kohë në shtëpi dhe ballafaqohen me më shumë probleme. Dhe këto gjëra  duhet të ndryshojnë dhe janë duke ndryshuar. Duhet të kemi bashkëpunim ndërmjet grave dhe burrave. Ne duhet të kemi shoqëri që edhe të kujdesemi për një tjetrin dhe ne duhet t’i mësojmë fëmijët tanë që të bëhen t’i respektojnë gratë”, tha ajo.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshëm në MAPL tha se sfidë kryesore është fuqizimi ekonomik i grave dhe se sipas saj grave duhet t’i jepet mundësia në tregun e punës.

“Është një inspirim kur gratë mbështesin njëra tjetrën. Sfida kryesore janë fuqizimi ekonomik i grave duke i dhënë atyre më shumë mundësi në tregun e punës pastaj edhe eliminimi diskriminor në shoqëri , arsim po ashtu edhe përfaqësimi i barabartë në të gjitha strukturat e administratës përfshirë edhe forcat e armatosura. Në viti 2017 nuk patëm asnjë grua qe i fitoj zgjedhjet ‘Grave kur ju jipen mundësit e barabarta ato kanë sukses”, tha ajo.

Të ngjashme