Të martën fillon vaksinimi kundër Covid-19, bëhen përgatitjet në sallën “1 Tetori”

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 13:20 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Në këtë sallë është vendosur edhe stafi mjekësor që do ta kryej këtë shërbim që do të nisë të martën.

Gjatë pasdites sipas zëdhënësit për medie të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti pritet që të ketë një ceremoni.

Pas arritjes së dozave të para të vaksinës kudër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës, ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të nisë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, ku fillimisht do të vaksinohen personeli shëndetësor si dhe personat  e moshës mbi 80 vjeç më sëmundje kronike me gjendje më të rëndë.

Te dielen në mbrëmje në Kosovë ka arritur kontigjeni i parë i vaksinave anti-Covid. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të ngjashme