Tentoi të thyente derën e hyrjes së një ndërtese në Ferizaj, arrestohet një person

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  mbrëmë, rreth orës 23:30, ka pranuar një informacion, për një vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë, raporton Gazeta Express.

Njësitet reaguese me urgjencë iu kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë arritur të prangosin personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili ishte ndaluar ( kapur) në flagrancë, nga disa qytetarë, duke thyer derën e hyrjes së një ndërtese të banuar në Ferizaj.

Tek i dyshuari sipas policisë janë gjetur edhe provat materiale të përdorura, me të cilat dyshohet se i ka përdorur, për ta thyer derën e hyrjes ( thikë dhe një mjet i fortë ).

Policia,  pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale , vjedhje e rëndë. Policia, gjithashtu inkurajon qytetarët, si në këtë rast, të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë policinë rajonale, për të gjitha rastet kriminale. Ky rast,  mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet nga policia.

Të ngjashme