Thaçi: Kosova e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë e Zelandës së Re

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

“Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re”.

“Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme