Thaçi në Mejë: Gjenocidi serb nuk u trajtua as nga vendorët as nga ndërkombëtarët

Mejë | 27 Pri 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi në Ditën e të Pagjeturve në Mejë të Gjakovës ripërsëriti se Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe nuk u dënua asnjëherë.

“Sot në shtetin tonë shënojmë Ditën e të Pagjeturve. Kaluan 20 vjet dhe pasojat e luftës nga Serbia janë të freskëta. Për familjet e të pagjeturve, qytetarët dhe ndërgjegjen e botës demokratike është e qartë se Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”.

“13 500 civilë gra, pleq dhe fëmijë u vranë nga forcat serbe, me mijëra maskara përfshirë edhe këtë të Mejës, me mijëra fëmijë të vrarë, 20 mijë gra të dhunuara dhe 8 mijë shqiptarë të shpërngulur. Kësaj si thuhet ndryshe pos gjenocid i shtetit serb”.

“Ky gjenocid nuk u trajtua as nga drejtësia lokale e as ajo ndërkombëtare nuk u trajtua dhe po kalon në heshtje. Qytetarët e duan të vërtetën dhe drejtësinë. Fati duhet të zbardhet urgjentisht dhe nuk duhet të kemi trajtim selektiv. Inkurajoj kryeministrin Ramush Haradinaj që ta rregullojë me ligj të veçantë statusin e të gjitha viktimave dhe statusin e tyre”.

Thaçi tha se në takimet e Brukselit ka shpresuar që çështja e të pagjeturve të jetë e para që do të trajtohet.

“Në Bruksel shpresuam që çështja e të pagjeturve të jetë e para që të diskutohet mes dy shteteve tona sovrane, por Serbia e kushtëzojë këtë proces dhe Kosova nuk do ta lejojë kushtëzimin as në takimin e Berlinit e as gjetiu”.

“E inkurajoj Kadri Veselin që në Parlamenti i Kosovës të nxjerrë një rezolutë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.

Në këtë tubim ishte prezent edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, të cilin e falënderoi presidenti për pjesëmarrjen e tij.

“Kjo prezencë i jep kuptim të veçantë këtij takimi, nderon viktimat dhe lehtëson dhimbjet për familjet e të pagjeturve. Ju falënderojmë juve dhe ShBA-së që na keni qëndruar dhe nuk na braktisët asnjëherë. Edhe populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për ju dhe shtetet perëndimore”.

Të ngjashme