Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve, synohet luftimi i korrupsionit duke përmirësuar legjislacionin

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 10:10 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë ka organizuar për herë të parë Kuvendin e Themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, vlerësoi se puna e ndërmjetësimit është e rëndësishme dhe ka rol në zgjidhjen më të lehtë të rasteve në sistemin e drejtësisë.

“Pozita e ndërmjetësuesit paraqet rol shumë të rëndësishëm për qasje më të lehtë të qytetarëve në Kosovë. Ndërmjetësimi ofron një bazë shumë të mirë në Kosovë dhe u ndihmon qytetarëve të zgjidhin rastet më lehtë. Ndërmjetësimi ka mundësuar zgjidhjen e 6 mijë rasteve në Kosovë, Ministria e Drejtësisë do t’i kushtoj rëndësi këtyre profesioneve. Ne si Ministri e Drejtësisë do t’i mbështesim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë qasje më të mirë dhe të lirë në drejtësi. Si sekretar duke vlerësuar lartë këtë ditë u dëshiroj punë të mbarë në konstituimin e organeve”, tha ai.

Drejtori i Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, Chris Thompson, tha se USAID-i e mbështetë punën në ndërmjetësim përmes projekteve në Kosovë dhe se në Kosovë ka profesionistë të mjaftueshëm të kësaj fushe.

Ai tha se përmes ndërmjetësimit synohet shmangia nga korrupsioni.

“Kemi projekt 5 vjeçar. Kemi filluar punën këtë vit dhe jemi të mbështetur nga USAID-i. Ne jemi këtu si projekt dhe një prej qëllimeve kryesore është t’i shmangim të gjitha mundësitë që të shmangim korrupsionin duke përmirësuar legjislacionin e drejtësisë komerciale, duke fuqizuar përmbarimin e aktgjykimeve. Jemi shumë të gëzuar që kemi kolegë profesional të mjaftueshëm, ne jemi vetëm si asistentë dhe nuk ofrojmë fonde, emri i projektit është “Drejtësia komerciale” dhe këtu e kemi  fokusin”.

“E para është të mbështesim Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e udhëzimeve administrative dhe në rregulloret e ndryshme”, tha ai, raporton EO.

Kuvendi do të zgjasë tërë ditën ku do të zgjidhen anëtarët e Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve dhe kryetari i saj.

Të ngjashme