UP këtë vit i nënshtrohet akreditimit institucional, rektori Dema pret rezultate pozitive

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 08:23 | Nga Lira Klaiqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, këtë vit përveç akreditimit të programeve e ka edhe akreditimin institucional, raporton Ekonomia Online.

Rektori i këtij universiteti, Marjan Dema ka thënë se akreditimi do të bëhet online, pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

“ Procesi i akreditimit e ka rrugëtimin e vet pavarësisht sa kohë fillimisht institucioni ka akreditim e pastaj programet studimore. Sivjet ka rastisur të kemi të dy akreditimet edhe akreditimin institucional i cili do të fillojë me 13 maj. I kemi bërë të gjitha përgatitjet.  Edhe ky akreditim do të bëhet online. Kemi pasur takime virtuale me Këshillin Shtetëror të Cilësisë edhe Agjencinë e Akreditimit. Kemi kryer të gjitha përgatotjet kështu që presim të mos kemi kurrëfarë problemi as me akreditimin institucional e as të programeve të cilat e kanë radhën për akreditim”, tha Dema për Ekonomia Online.  

Ndërkohë, pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronaviursit edhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), pas shqyrtimit të kornizës së akreditimit dhe strategjinë e organizimit të akreditimit institucional dhe programeve të studimit në rrethanat e emergjencës shëndetësore të Covid-19, ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë.

AKA fillimisht do të organizojë akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë.

Procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit të AKA dhe duke shqyrtuar praktikat më të mira të akreditimit në rajon dhe në Evropë gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë.

 KSHC u ka bërë ftesë institucioneve të arsimit të lartë të ndajnë informacion me AKA rreth riorganizimit të administrimit institucional dhe programeve të studimit në distancë gjatë situatës me pandemi COVID-19 në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme