Vasfije Krasniqi merr çmimin e guximtares së vitit nga Lëvizja Fol

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 18:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja  FOL  ka  organizuar  për  herë  të  nëntë  ceremoninë  e  ndarjes  së  Çmimit  për  Guxim  Qytetar  për  vitin  2018.

Nderi  i  këtij  çmimi  këtë vit  iu  dha  Vasfije  Krasniqit,  e  mbijetuar  e  dhunës  seksuale  gjatë  luftës  në  Kosovë  e  cila  pak  kohë  më  parë  kishtë  rrefyer  publikisht  përjetimet  e  saj, raporton Ekonomia Online.

Mexhide  Demolli,  drejtoreshë  ekzekutive  e  Lëvizjes  Fol,  tha  se  Vasfije  Krasniqi -Goodman  përfaqëson  shembullin  më  të  mirë  të  njeriut  guximtar.

“Vasfije  Krasniqi  –  Goodman  ishte  viktimë  e  dhunës  seksuale  gjatë  luftës  në  Kosovë  e  cila  rrëfeu  para  publikut  kosovar dhe  më  gjerë  tmerret  dhe  torturat  e  përjetuara  gjatë  luftës  por  edhe  procesin  tutje  nëpër  Gjykata”.

“Ajo,   me  rrëfimin  e  saj  zgjodhi  të  mos  jetë  indiferente,  së  pari  ndaj  vetes  dhe  ndaj  të  gjithë  atyre  vajzave  dhe  grave,  djemve  dhe  burrave,  viktima  të  dhunës  seksuale  gjatë  luftës”, tha Demolli.

Ndërsa  anëtarja  e  Lëvizjes, Leonora  Kryeziu,  tha  se  Vasfije  Krasniqi  zgjodhi  të  jetë  e  guximshme  për  veten  dhe  për  të  gjitha  viktimat  e  dhunës  seksuale.

“Ajo  zgjodhi  të  jetë  e  guximshme  për  veten  dhe  për  të  gjitha  viktimat  e  dhunës  seksuale,  ku  me  rrëfimin  e  saj  përçoi  guxim,  dinjitet. Përkundër  të  gjitha  përpjekjeve  të  saj  ajo  vendosi  që  përjetimin  e  saj  të  dalë  dhe  ta  rrëfejë  publikisht.”

E  në  pamundësi  për  të  qenë  prezente  në  ndarjen  e  cmimit,  Vasfije  Krasniqi  –  Goodman  përmes  një  lidhjeje  direkte  nga  shtëpia  e  saj  në  Amerikë  tha  se  ndihet  e  obliguar  që  t’u  ndihmojë  të  gjitha  viktimave  të  luftës  të  flasin  për  atë  se  çfarë  ju  ka  ndodhur.

“Faleminderit  në  emër  të  të  gjithëve. Me  këto  dekorata  ndihem  e  obliguar  t’iu  ndihmoj  të  gjitha  viktimave  të  flasin  për  çfarë  ju  ka  ndodhur”, tha Krasniqi-Goodman.

Të ngjashme