Vazhdon punimet Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 09:21 | Nga

Sot në Prishtinë i vazhdon punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku mes shumë personaliteteve do të flas edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin treditor po diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të krerëve të shteteve dhe të qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.

Seminari i ka filluar punimet dje dhe është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane, ndërsa po marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme