Vdes ish-gazetari Sulejman Gashi, varrimi bëhet në Kosovë

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetari Sulejman Gashi ka vdekur sot, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Drilon Gashi, përmes një statusi në Facebook, i cili thotë se i ati po luftonte të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

“Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka shkruar ai.

Duke bërë thirrje që për këtë rast të respektohen masat anti-COVID, Drilon Gashi, thotë se në ditët në vijim do jepen informata të mëtutjeshme.

Para katër vitesh, gazetari nga Kosova pësoi një sulm kardiak gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në SHBA. Që atëherë u përball me gjendjen komatoze nga e cila për fat të keq asnjëherë nuk doli.

Të ngjashme