Vdes ish-nënkryetari i Mitrovicës, profesor Riza Haziri

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesori Riza Haziri.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve.

“Shumë u trishtova me këtë lajm të kobshëm për shuarjen e profesor Riza Hazirit. Profa, siç e quanim të gjithë, ishte njeri prej njerëzve më të sinqertë e më të dashur që kam njoftë. Një intelektual, shkrimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një atdhetar i madh, me një fjalë një njeri i kompletuar”, shkruan Idrizi ndër të tjera.

“Të qoftë i lehtë dheu prof, e të faleminderit për gjithçka që dhe për këtë vend, për gjithçka që na mësove sa herë rrinim me ty. Të faleminderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e parezervë që ma ke dhënë prof. Ishte dhe mbete shembull për ne”, shton ajo.

Idrizi u shpreh se profesori do ju mungojë shumë.

“Do të na mungosh prof, humori yt i mprehtë, batutat dhe këshillat dhe tregimet e shumta. Ngushëllime familjes Haziri, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorëve, të gjitha strukturave të Partisë Demokratike dhe gjithë qytetit. Prehu në paqe njeriu më i mirë i qytetit tonë”, shkruan Idrizi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme