Vdes në QKUK burri nga Lipjani që u aksidentua para pesë ditësh

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar para gjashtë ditësh

Rasti kishte ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, mëngjesin e 16 janarit, ndërkaq viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fshati Hallaq, Lipjan 16.01.2020-07:00. Raportohet se  lidhur me rastin me 22.01.2020 rreth orës 13:30 viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK ka vdekur”, thekson raporti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme