Vdes polici Izet Demaj

Istog | 27 Dhj 2018 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë polici i plagosur në Istog, Izet Demaj.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga prokurorja Sahide Gashi. Para një ore, një person ka mbetur i vrarë në qendër të Istogut, kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Policisë.

Një granatë ka mbetur në vendin e ngjarjes në të cilën një person mbeti i vrarë, ku raportohet se hajnat ishin duke grabitur degën e një banke. Gjatë përleshjes, edhe njëri prej grabitësve të dyshuar është vrarë.

Përndryshe, Izet Demaj, pjesëtari i Policisë së Kosovës që u vra sot në Istog është prind i tre fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme