Vendoset laurë mbrojtëse në Grabovc, Abrashi paralajmëron investime ngritjen e sigurisë në rrugë

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës është vendosur një laurë, e cila sinjalizon kalimin e trenit, raporton Ekonomia Online.

Vendosja e kësaj laure po konsiderohet si një siguri shtesë për banorët e këtushëm, të cilët jo rrallë herë ishin rrezikuar nga treni.

I pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, i cili tha se do të mundohen që ta ngritin vetëdijen por edhe të promovojnë sigurinë në rrugë.

Tutje Abrashi tha se dikasteri që ai e drejton e kanë themeluar edhe një Task-Forcë që ka për qëllim sigurinë në rrugë.

“Sot jemi këtu në Grabovc, në një formë edhe të ngritim vetëdijen por edhe të promovojmë sigurinë në rrugë. Tani si ministri kemi themeluar një Task-Forcë, që do të merret me akset e rrezikshme nëpër Kosovë, vendet ku kanë ndodhur më së shumti aksidente dhe në kuadër të kësaj bëjmë edhe vizita, por edhe investime. Ky investim po merr formën përfundimtare, kemi të bëjmë me një laurë mbrojtëse që është vendosur në Grabovc, në një vend ku ka shumë qarkullim, që ka pasur edhe shumë aksidente, por fatmirësisht pa fatalitet. Është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, dhe teknologjia e përdorur këtu është e fundit e cila, në formë elektronike bënë vendosjen e barrierave derisa të kalon treni. Vendosja e kësaj laure këtu është shumë e rëndësishme për banorët e Grabovcit, sepse frekuentojnë shumë, por edhe për të gjithë ata qytetarë që e përdorin këtë rrugë. Nuk do të jetë vetëm kjo laurë këtu, ne do të vendosim edhe tjera në kuadër të këtij projekte. Kjo çka po bëjmë sot është një fushatë vetëdijesuese për të ngritur sigurinë në komunikacion dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë”, tha Abrashi

Ai tha se kjo çka po e bëjnë është një fushatë vetëdijësuese  për respektimit e rregullave të komunikacionit.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj, falënderoi ministrin e Infrastrukturës për punën që është duke u kryer.

Ai tha se me këtë projekt janë kryer tri vendkalime dhe shpreson që javën tjetër të kryhet edhe i katërti.

“Kjo është në interes të qytetarit dhe garantohet  siguria e qarkullimit të mjeteve rrugore”.

Enis Berisha, Kryetari i Bordit të Infrakosit, poashtu falënderoi ministrin e Infrastrukturës për iniciativën që ka marrë për financimin e këtij projekti për funksionimin e këtij vendkalimi.

Të ngjashme