Veseli: Bahri Fazliu, do të kujtohet si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes kombëtare

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin e 22-të, të rënies heroike të heroit Bahri Fazliu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kujtuar atë si një bashkëveprimtar me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë.

Z. Veseli ka cekur se “Bahriu do të kujtohet përherë si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes sonë kombëtare dhe si një nga aktivistët më të zellshëm të përpjekjeve tona për liri e pavarësi”.

Postimi i plotë i Veselit në rrjetin social:

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të bjeshkëve të Plavës, ra heroikisht Bahri Fazliu të cilin ne bashkëveprimtarët e te tij e thërrisnim me pseudonimin “Gëzimi”. Jam krenar që e kam njohur nga afër e kam bashkëpunuar ngushtë me të. Bahriu do të kujtohet përherë si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes sonë kombëtare dhe si një nga aktivistët më të zellshëm të përpjekjeve tona për liri e pavarësi.

Në nderim të tij për këtë përvjetor të 22-të të vrasjes së Bahriut, po postoj poezinë që pëlqej më shumë prej krijimtarisë së tij.

Revoles

Eh revole, revole

Mikja dhe armikja ime

Të urrej shumë

Sepse dua njerzimin

Paqen,

Dashurinë,

Lirinë

Të dua shumë

Sepse dua njerzimin

Paqen,

Dashurinë,

Lirinë

Revole, të urrej

aq sa edhe të dua

Revole, do të të vras

Me dorën tënde

Per urrejtjen

Për dashurinë

Të ngjashme