Veseli: Vdekja e Rexhepit, humbje e madhe për vendin

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 11:03 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë miqtë për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Kryeparlamentari në detyrë në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se humbja e Rexhepit është një humbje e madhe për vendin.

Postimi i plotë i Veselit

“Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbaj Bajramin si një punëtor dhe shumë të përgjegjshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Faleminderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme