Videoja për dashurinë nga Ambasada Amerikane, shpërblehet e para

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 10:03 | Nga

Videoja “Ne të duam Macchiato” e cila u realizua për Ditën e të Dashuruarve, nga grupi i të rinjve kosovar, Young Artivists of Kosova ka fituar vendin e parë në Evropë.

Kjo video ishte bërë nga Young Artivists of Kosova, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, ku do të garonte krah të gjitha ambasadave të tjera në gjithë Evropën.

Si rrjedhojë e kësaj, videoja përkonte me Ditën e Shën Valentinit, ku pjesë e saj ishte dhe ambasadori Greg Delawie, i cili shfaqte dashurinë e tij ndaj kafesë makiato të përgatitur në Kosovë.

Young Artivists of Kosova me videon e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar çmimin ”Acting Assistant Secretary for Europe’s Best Valentine’s Day Video”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme