Vitia: Varianti britanik është dominant mbi 95% në Kosovë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 17:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se varianti britanik është dominant në Kosovë, ku nga 147 mostra të marra, 97.28% kanë rezultuar pozitive, raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se ky variant ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së masave parandaluese, pasi siç thotë ai varianti britanik është me agresiv dhe atakon të rinjtë më shumë.

“Testimi i variantit është bëra nga fundi i marsit, por raportin e kemi marr në prill. Kjo na konfirmon që varianti britanik është dominant mbi 95 përqind. Kjo ka qenë alarmuese,. Ky përveç që është agresiv i prek edhe moshat e reja. Ne i kemi marr këto veprime për shkak se pjesa më aktive është rinia, ne kemi qenë të detyruar të marrim masa për të ndërprerë ciklin e infektimit”, tha ai.

“Janë dërguar 147 mostra nga të cilat 97,28% kanë dalë që janë me variantin birtanik”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme