Vodhi kabllo të rrymës në një kompani, dërgohet në mbajtje prishtinasi

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prishtinë ka arrestuar një persin, pasi i njëjti ka vjedhur disa kabllo të rrymës, raporton Express

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një kompani në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 07.10.2021 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur disa  kabllo të rrymës, në një kompani – pronë e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Të ngjashme