Votohet pro ndërtimit të statujës së Fadil Vokrrit, mësoni vendin ku do të qëndrojë ajo

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro ndërtimit të statujës së Fadil Vokrrit.Me kërkesën e MKRS-së, organi legjislativ ka votuar në favor të ndërtimit të statujës për legjendën tashmë të ndjerë të futbollit kosovar, ish kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, njëri nga më meritorët që Kosova është pjesë e shtëpisë së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror, humbi jetën me datën 9 Qershor të vitit të kaluar pas një sulmi në zemër.

Ndërkohë është mësuar edhe vendi ku do të ndërtohet statuja. Ajo do të jetë pranë stadiumit që me krenari e mban emrin e legjendës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme