Vuçiq: Prishtina kundër dialogut, Serbia për paqe dhe stabilitet

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot në një takim me ministrin e jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka thënë se Prishtina me miratimin e Platformës, tregoi se ishte kundër dialogut.

Sipas tij, në këtë formë Kosova shënoi fundin e dialogut dhe se nuk dihet se çfarë do të ishte lëvizja e saj e ardhshme, por se Serbia do mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kryediplomati spanjoll tha se vendi i tij “ishte kundër pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës”, sepse shkëputja është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, por që mbështet kërkimin për një zgjidhje kompromisi brenda kuadrit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Të ngjashme