VV aksion simbolik kundër Policisë së Kosovës

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 11:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë organizuar një aksion para policisë së Kosovës. Ata kanë vënë një parullë ku ndër të tjera akuzohet Policia për montimin e gjyqeve politike dhe jo vetëm.

Montimi i çantave të rrezikshmërisë së lartë është një tjetër prej akuzave që u bëhet atyre.

Koordinatorja për Qendra, Teutë Rrusta, ka thënë se Policia ofron shërbime të ndryshme, përveç asaj që do të duhej ta bënte mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës. Ajo shtoi se në vend të kësaj, ky institucion ka dhuruar veç skandale dhe ka tentuar të minimizojë protestat e opozitës.

“Policia e Kosovës ofron shërbime të ndryshme përveç mbrojtjes. Kjo Policia është e mbushur me skandale. Kohëve të fundit kjo polici është treguar e aftë edhe në gjëra të tjera. Është treguar e aftë në montimin e proceseve gjyqësore dhe montimin e çantave me rrezikshmëri të lartë.

Megjithatë gjithçka që ka arritur policia me këto veprime është që ka humbur edhe pak besim që qytetarët kanë pasur për ta. Lirimet e aktivistëve tanë janë të domosdoshme përveç se janë të drejta. Ne do të vazhdojmë me aksione të ndryshme deri në çmontimin e rastit”, ka thënë aktivistja Teuta Rrusta.

Rrusta ka kërkuar lirimin e aktivistëve Egzon Haliti, Atdhe Arifi, Astrit Deharit, Adea Batusha, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi. Ajo tha se lirimi i tyre është i pashmangshëm, përveçse është i drejtë e mosdoshmëri dhe tha që aksione dhe forma të ndryshme të kundërshtimit do të ketë edhe në ditët në vijim deri në zbardhje të rastit.

Të ngjashme